Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Parlamenti Evropian aprovon Ligjin për shkëmbimin e të dhënave në fusha të ndryshme

Parlamenti Evropian aprovon Ligjin për shkëmbimin e të dhënave në fusha të ndryshme

13:41, 01/12/2021
A+ Aa A-

Negaciatorët e Parlamentit Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët mbi të ashtuquajturin “European Data Governance Act” (DGA), me qëllim të promovimit të inovacionit të inteligjencës artificiale.

Ligji u propozua nga Komisioni Evropian vitin e kaluar.

Objektivi i Aktit është të promovojë inovacionin në inteligjencën artificiale, mjekësinë dhe lëvizshmërinë përmes përdorimit më të madh të të dhënave, raporton atsh.

Në shëndetësi, për shembull, të dhënat mund të kontribuojnë në një kujdes më të mirë, të mundësojnë trajtime të personalizuara dhe të ndihmojnë në gjetjen e trajtimeve për sëmundje të rralla ose kronike.

Ligji synon gjithashtu të sigurojë që qytetarët të mbajnë kontrollin mbi të dhënat e tyre. Kjo duhet të zbatohet edhe për ata që japin vullnetarisht të dhënat e tyre.

Nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager ka deklaruar se kjo ka të bëjë me krijimin e kushteve të duhura për ndarjen e besueshme të të dhënave në përputhje me vlerat evropiane dhe të drejtat themelore.

“Ne po krijojmë një mjedis të sigurt ku të dhënat mund të ndahen midis sektorëve dhe shteteve anëtare për të mirën e shoqërisë dhe ekonomisë”, theksoi ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco