Nisma e BE: Miliarda euro investime për t’iu kundërvënë ndikimit kinez

Nisma e BE: Miliarda euro investime për t’iu kundërvënë ndikimit kinez

10:59, 01/12/2021
A+ Aa A-

Bashkimi Europian pritet të publikojë detaje të një plani global investimesh, që shihet gjerësisht si një përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit kinez. Sipas BBC, burimet thonë se bëhet fjalë për një projekt konkret me investime kryesisht në transport dhe energji.

Qëllimi do jetë kundërvënia ndaj iniciativës kineze “Brezi dhe Rruga”. Projekti pritet të prezantohet sot nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

BE po shikon mundësinë se si të shfrytëzojë miliarda euro të marra nga shtetet anëtare, institucionet financiare dhe sektori privat.

Në një fjalim në shtator, zonja Von der Leyen pati deklaruar: “Ne duam investime në infrastrukturë më cilësore, për të lidhur mallrat, njerëzit dhe shërbimet në mbarë botën”.

Dokumenti prej 14 faqesh nuk e përmend Kinën, por ekspertët thonë se ky është qëllimi. Eksperti Andrew Small tha se nuk do kishte një nismë të tillë nga BE po të mos ishin iniciativat kineze.

Sipas tij, kjo është përpjekja e parë serioze e europianëve për të ofruar paketa me mekanizmat e nevojshëm që vendet e ndryshme të kenë një opsion alternativ përballë kredive dhe investimeve kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco