SHBA akuzon Kinën se po ‘gjunjëzon’ Australinë përmes luftës ekonomike

SHBA akuzon Kinën se po ‘gjunjëzon’ Australinë përmes luftës ekonomike

09:15, 01/12/2021
A+ Aa A-

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Joe Biden, në rajonin Indo-Paqësor, Curt Campbell, akuzoi  Kinën se po kërkon të "gjunjëzojë Australinë" me një breshëri sanksionesh, të cilat  ai tha se ishin pjesë e "luftës së saj ekonomike".

Z. Campbell, duke folur në Institutin Sydney Lowy, kritikoi atë që Uashingtoni e quajti politikën agresive të Pekinit në rajon.

Duke e përshkruar Kinën si një vend gjithnjë e më kërcënues, të vendosur për të zbatuar vullnetin e saj jashtë vendit, i dërguari speciali i SHBA foli për një "luftë ekonomike kundër Australisë" nga ana e Kinës.

Gjatë dy viteve të fundit, Kina ka vendosur një sërë sanksionesh ndëshkuese ndaj produkteve australiane si pjesë e një konflikti politik dypalësh, që i ka zhytur marrëdhëniet dypalëshe në nivelin më të keq që nga ngjarjet në Tiananmen.

Elbi, qymyri, pambuku, kashta, sheqeri, vera, viçi, qumështi dhe shumë produkte të tjera australiane janë të gjitha në shënjestër të sanksioneve kineze.

Sipas Curt Campbell, Kina nën drejtimin e Xi Jinping  është shumë më e sigurt, shumë më bindëse dhe "e vendosur për të ndërmarrë veprime" që vendet e tjera konsiderojnë se synojnë t'i "detyrojnë" ato të përafrohen me aspiratat e saj.

Qeveria Biden ka miratuar një politikë të "konkurrencës strategjike" me Kinën, duke njohur rivalitetin midis dy fuqive, e duke mbajtur kanalet diplomatike të hapura për të parandaluar rrezikun e konfliktit të pakontrolluar.

Së fundmi  Biden ra dakord me Uashingtonin për të ndarë informacione me Canberra-n  mbi teknologjinë top-sekret të nëndetëseve bërthamore, si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe që synon rritjen e aftësive parandaluese bërthamore të Australisë.

Ky vendim ishte pjesë e aleancës trepalëshe AUKUS, bazuar në inicialet e Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco