Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Mirditës, pritje madhështore për Sali Berishën

Ndihmoi të shoqin të udhëhiqte 'perandorinë' kriminale, dënohet me 3 vite burg gruaja e El Chapo-s

Ndihmoi të shoqin të udhëhiqte 'perandorinë' kriminale, dënohet me 3 vite burg gruaja e El Chapo-s

08:41, 01/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Uashingtonit ka dënuar me 3 vite burg gruan e narko-bosit meksikan Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si El Chapo. Ajo është dënuar me kaq vite, pasi ka pranuar se ka ndihmuar të shoqin të udhëheqë perandorinë e tij kriminale.

Emma Coronel Aispuro, gjithashtu ka ndihmuar bashkëshortin që të planifikojë arratisjen spektakolare përmes tunelit të hapur nën burg në Meksikë gjatë viti 2015, duke arritur të kontrabandoj një orë me GPS.

Kjo i ka ndihmuar ata që hapën tunelin që të përcaktojnë lokacionin dhe të arrijnë deri te El Chapo. Megjithatë ai u kap një vit më pas.
Ishte kërkuar që Emma të dënohet me katër vite burgim, por gjykata vendosi në tri, për faktin se roli i saj ishte vetëm një pjesë e vogël në një organizatë shumë të madhe kriminale.

Avokatët mbrojtës gjithashtu pretendonin se ajo ishte 17-vjeçe kur takoi Guzmanin dhe se ishte martuar me të kur ishte 18. Gjithçka filloi kur ajo ishte adoleshente e ndikuar lehtë nga një njeri i fuqishëm që asokohe ishte rreth të 30-ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco