Varianti i ri Omicron, vjen deklarata e parë nga Ugur Sahin në lidhje me vaksinat anti-covid

Varianti i ri Omicron, vjen deklarata e parë nga Ugur Sahin në lidhje me vaksinat anti-covid

08:33, 01/12/2021
A+ Aa A-

Mutacioni i ri i COVID-19 cili u emërtua nga OBSH si varianti ‘Omricron’ në një kohë shumë të shkurtër vendosi botën në alarm.

Ka shumë shkencëtarë që ende nuk dinë shumë për Omicron, por sipas tyre varianti ka disa mutacione që ngrenë shqetësime se ai mund të jetë më ngjitës dhe vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër tij.

Por së fundmi një deklaratë ka ardhë nga CEO i BioNTech Ugur Sahin në lidhje me variantin e ri dhe vaksinat anit-covid të cilat janë të disponueshme.

Şahin tha për The Wall Street Journal se varianti mund të shkaktojë një shkallë më të lartë të infeksioneve të reja.

Duke thënë se beson se një person i vaksinuar do të ketë kapacitetin e nevojshëm të sistemit imunitar për të mposhtur virusin e mutuar, Şahin ftoi njerëzit që të bëjnë vaksina suplementare sa herë që të jetë e mundur.

‘Unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson tani është se ka njerëz të cilët akoma nuk janë vaksinuar’ është shprehur Sahin.

Nga ana tjetër, Albert Bourla, CEO i kompanisë që zhvilloi vaksinën e koronavirusit së bashku me BioNTech, tha se modeli i parë i ADN-së për vaksinën e re është kompletuar të premten e kaluar  dhe ai parashikon se do të jetë gati për përdorim në fillim të vitit të ardhshëm.

Pfizer nuk është e vetmja kompani që merr masa kundër Omicron. 

Shefi mjekësor i Moderna, Paul Burton tha se një vaksinë e riformuluar kundër Omicron mund të dalë vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, AstraZeneca njoftoi se mund t'i përgjigjet shpejt varianteve të reja dhe se kompania ka filluar testimin e një kokteji antitrupash kundër variantit të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco