Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Itali/ 12764 raste të reja dhe 89 viktima nga Covid

Itali/ 12764 raste të reja dhe 89 viktima nga Covid

18:08, 30/11/2021
A+ Aa A-

Në Itali janë shënuar 12764 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore shëndetësore, numri ka pësuar një rritje të fortë krahasuar me ditën e hënë ku u regjistruan 7975 raste.

Gjithsej sot janë kryer 719972 teste, me një normë pozitive prej 1.8%.

89 pacientë ndërruan jetë sot, krahasuar me 65 që ishte numri i viktimave një ditë më parë.

Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 5227 pacientë, 92 më shumë se dje.

Aktualisht janë 194,270 qytetarë pozitivë, 4,627 më shumë nga dje. 8041 janë qytetarët e shëruar sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco