Gjermania dënon me burgim të përjetshëm për gjenocid një ish-pjesëtar të ISIS

Gjermania dënon me burgim të përjetshëm për gjenocid një ish-pjesëtar të ISIS

12:37, 30/11/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë në Frankfurt të martën dënoi me burgim të përjetshëm për gjenocid kundër pakicës Yazidi një burrë irakian, i cili i ishte bashkuar grupit famëkeq, ISIS. Ky është vendimi i parë në botë ku u përdor termi gjenocid për krimet kundër këtij komuniteti.

Taha Al-Jumailly, 29 vjeç, u shpall fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit me rezultat vdekjen, krime lufte, ndihmë dhe mbështetje të krimeve të luftës dhe lëndim trupor me rezultat vdekjen pas anëtarësimit në ISIS më 2013, shkruan France24.

Prokurorët thonë se i akuzuari dhe tashmë ish-bashkëshortja e tij, një grua gjermane me emrin Jennifer Wenisch, kishin blerë një grua të komunitetit Yazidi dhe fëmijën e saj për t’u shërbyer si skllave shtëpiake përderisa jetonin në Mosulin e pushtuar nga ISIS-i më 2015.

Al-Jumailly akuzohet se e kishte lidhur me zinxhir vajzën 5-vjeçare për një dritare jashtë, duke e lënë në vapën prej 50 gradësh si dënim pse e kishte lagur dyshekun, duke e shkaktuar vdekjen e fëmijës nga etja.

Nëna e fëmijës dëshmoi në Frankfurt dhe Mynih, duke thënë se është dhunuar seksualisht shumë herë nga anëtarët e ISIS-it, pasi ata ishin futur në fshatin e saj në veriperëndim të Irakut, në gusht të vitit 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco