VIDEO/ Momenti i rrëzimit të avionit që po kërkojnë të gjithë

VIDEO/ Momenti i rrëzimit të avionit që po kërkojnë të gjithë

12:05, 30/11/2021
A+ Aa A-

Forcat e marinës britanike kanë nisur hetimet në lidhje me publikimin e një video nga aeroplanmbajtësja ‘Mbretëresha Elisabeth’, ku shfaqet momenti dramatik i rrëzimit të avionit luftarak F-35 në Mesdhe, të cilin prej disa javësh tashmë po e kërkojnë të gjithë.

Në video e filmuar nga një prej kamerave të sigurisë, shihet teksa avioni 130 milionë dollarësh merr shpejtësi në pistë, dhe më pas, ndërsa pritej të ngrihej, rrëzohet pingul në det. Fatmirësisht, piloti arriti të shpëtonte duke u hedhur me parashutë.

Në një reagim për shtyp, Ministria e Drejtësisë shprehet se po vijon hetimet për të gjetur shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërkohë që ende po kërkohet për mbetjet e tij në det.

Disa media raportojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e një gabimi njerëzor, pasi dikush mund të ketë harruar një mbulesë në një prej motorëve të avionit.

Disa ditë pas aksidentit Britania e Madhe i kërkoi ndihmë SHBA-së për kërkimin dhe rikuperimin e avionin luftarak të rrëzuar në Mesdhe, me qëllim që teknologjia sekrete të mos bjerë në duart e rusëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco