I dënuari për vrasje, u dërgon letra familjarëve të viktimave të tij

I dënuari për vrasje, u dërgon letra familjarëve të viktimave të tij

11:20, 30/11/2021
A+ Aa A-

Andres Breivik, i dënuar për vrasje të dhjetra civilëve, u ka dërguar letra atyre që i mbijetuan sulmeve të tij, po ashtu edhe familjarëve të viktimave të tij.

Ditën e djeshme, Korporata Norvegjeze e Transmetimeve, ka publikuar një raport ku ka zbuluar se anëtarët e “Grupit për mbështetje”, organizatë kjo që mbështetë të mijetuarit dhe të afërmit e sulmit terrorist të 22 korrikut të vitit 2011, kanë pranuar letra nga vrasësi.

Në shumë letra, sipas kësaj korporate, vrasësi përsërit mesazhet nga manifesti që e kishte shkruar para se të vriste 77 civilë në sulmet e vitit 2011.

Letra drejtuar “Grupit mbështetës” përbëhet nga tetë faqe me përmbajtje propaganduese të “pushtetit të forcës së bardhë”. Mesazhe të ngjashme iu dërguan edhe Lidhjes së Rinisë Punëtore – dega rinore e Partisë së Punës në Norvegji (anëtarët e së cilës ishin në shënjestër gjatë sulmeve të 2011).

Në mesin e atyre që kanë pranuar letrën ishte edhe politikani norvegjez Torbjørn Vereide.

“Më duket sikur më ka mbetur diçka në fyt. Mendoj se ishte e tmerrshme – e papërshtatshme të them të drejtën”, tha Vereide.

Shteti norvegjez tashmë ka vendosur që t’i kufizojë komunikimet e Breivik, për shkak të frikës së mund të kontaktojë me njerëz që kanë këndvështrime sikurse të tij. Deri në vitin 2016, ai ka dërguar dhe pranuar rreth 3.000 letra.

Kujtojmë që Breivik kishte kryer sulmin më vdekjeprurës në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërorë – ku më 22 korrik vendosi bombë në një furgon në Oslo, ku si pasojë humbën jetën tetë persona, e qindra tjerë u lënduan.

Më pas kishte udhëtuar afro 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit – përkatësisht në ishullin Utoja, ku është veshur si polic – duke hapur zjarr mbi të rinjtë.

Nga këto të shtëna humbën jetën 69 persona, derisa rreth 500 tjerë mbijetuan. Breivik ishte shpallur fajtor dhe kishte marrë dënimin maksimal prej 21 viteve burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco