Greqia ndryshon ligjet për të pavaksinuarit për personat mbi 60 vjeç

Greqia ndryshon ligjet për të pavaksinuarit për personat mbi 60 vjeç

11:06, 30/11/2021
A+ Aa A-

  Kryeministri Kyriakos Mitsotakis përmes një telekoference ditën e sotme ka përcaktuar rregulla të reja në kuadër të festave dhe shfaqjes së mutacionit të Omicron.

Ai theksoi se vaksinimi për personat mbi 60 vjeç bëhet i detyrueshëm deri në 16 janar. 

Për të gjithë ata që nuk pranojnë të vaksinohen do të gjobiten me 100 euro. 

Kryeministri grek njoftoi gjithashtu se nga data 6 dhjetor deri në 12 dhjetor  do të shpërndahen teste për çdo të rritur,të vaksinuar apo jo të vaksinuar në mënyrë që të kontrollohet përhapja e virusit në kuadër të festave.

Mitsotakis duke nisur fjalën e tij tha se mutacioni i ri i Omicron është shqetësues, në një kohë kur festat janë shumë pranë.

 “Është e sigurt që mutacioni do të shfaqet në Greqi”, tha kryeministri grek duke thënë se masat ekzistuese duhet të vazhdojnë të respektohen, duke përjashtuar bllokimin, që nuk është zgjidhje.

Mitsotakis tha se Greqia është i dyti në Evropë për nga përqindja e vaksinimit me dozën e tretë. 

'Po ecim më mirë, por jo aq sa duam dhe jo aq sa duhet', tha ai duke iu referuar 580 mijë personave të pavaksinuar mbi 60 vjeç.

“Nga 580,000 persona të pavaksinuar mbi moshën 60 vjeç, vetëm 80,000 nxituan të vaksinohen në nëntor” , tha ai.

“Janë kryesisht ata mbi 60 vjeë që shtrohen në spital”, tha kryeministri grek, duke përmendur  shembullin e Portugalisë , e cila ka një përqindje shumë të lartë në këto mosha.

 "Ata duhet të mbrohen," shtoi Mitsotakis.

Në këtë kuadër, zoti Mitsotakis bëri të ditur se vaksinimi në këto mosha bëhet i detyrueshëm. 

“Është një vendim që më mundoi mua personalisht”, tha ai, duke shtuar megjithatë se ky vendim sado i pakëndshëm do të shpëtojë jetë.

 “Vaksinimi nuk është vetëm i detyrueshëm, por edhe i domosdoshëm” është shprehur Mitsotakis. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco