A janë vaksinat ekzistuese anti-covid të vlefshme për variantin Omicron? Flasin kompanitë e prodhimit

A janë vaksinat ekzistuese anti-covid të vlefshme për variantin Omicron? Flasin kompanitë e prodhimit

09:24, 30/11/2021
A+ Aa A-

Ndërsa varianti Omicron vazhdon të jetë axhenda numër një në botë, një deklaratë e re erdhi nga Pfizer në lidhje me studimet e vaksinave.

Albert Bourla, CEO i kompanisë që zhvilloi vaksinën e koronavirusit së bashku me BioNTech, tha se modeli i parë i ADN-së për vaksinën e re u kompletua të premten dhe parashikon se do të jetë gati për përdorim në fillim të vitit të ardhshëm.

CEO i Pfizer u shpreh për median ameriakne CNBC;

"Të premten ne bëmë shabllonin tonë të parë të ADN-së, pjesën e parë të procesit të zhvillimit të prodhimit të një vaksine të re dhe ne mund të kemi një vaksinë në më pak se 100 ditë."

Bourla tha se një vaksinë e re mund të mos jetë e nevojshme pasi ai beson se vaksinat ekzistuese do të jenë efektive kundër variantit.

CEO nënvizoi se studimi në fjalë është bërë për t'u përgatitur për një skenar të mundshëm të rastit më të keq. 

Kompania planifikon të testojë vaksinat delta dhe beta kundër Omicron si pjesë e këtij hulumtimi.

Por Pfizer nuk është e vetmja kompani që po merr masa kundër variantit të ri Omicron. 

Për kreun e Modernës vlerësimi është ogurzi për efektin e vaksinës kundër mutacionit Omicron.

Stefan Bansel, parashikoi se vaksinat ekzistuese do të jenë shumë më pak efektive në trajtimin e "Omicron" sesa mutacionet e tjera të koronavirusit.

Ai madje parashikoi se do të duheshin muaj që kompanitë farmaceutike të prodhonin vaksina të reja në shkallë të gjerë të synuara posaçërisht për mutacionin Omicron .

“ Nuk ka dyshim që efektiviteti i tyre nuk është i njëjtë me atë që kishim për mutacionin Delta. Thjesht nuk e di sa më pak është sepse duhet të presim për të dhënat. " tha Bancell për Financial Times.

Nga ana tjetër, AstraZeneca njoftoi se mund t'i përgjigjet shpejt varianteve të reja dhe se kompania ka filluar testimin e një kokteji antitrupash kundër variantit të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco