Mjeku afrikan  flet për variantin Omicron: Paraqet një sëmundje të lehtë, ja cilat janë simptomat

Mjeku afrikan flet për variantin Omicron: Paraqet një sëmundje të lehtë, ja cilat janë simptomat

10:58, 29/11/2021
A+ Aa A-

Duke bërë deklarata për variantin Omicron që u shfaq në Afrikën e Jugut, Presidenti i Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut (SAMA) Dr. Angelique Coetzee foli për britaniken The Telegraph.

"Simptomat e tij ishin shumë të ndryshme dhe shumë të buta nga ato që kisha trajtuar më parë," tha Coetzee, duke shtuar se rreth gjysma e pacientëve ishin të pavaksinuar.

Coetzee vuri në dukje se ndryshe nga ajo që u pa në Wuhan dhe Delta, asnjë nga të infektuarit me këtë variant nuk e humbi shqisën e nuhatjes ose shijes.

“Paraqet një sëmundje të lehtë që të bën të ndihesh keq për një ose dy ditë me dhimbje muskulore dhe lodhje”, tha Coetzee për gazetën.

Duke nënvizuar se mund të ketë një kollë të lehtë tek ata që e kanë këtë variant, eksperti tha se “disa prej të infektuarve aktualisht po trajtohen në shtëpi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco