‘Varianti afrikan’ mbërrin në Britani/ Shfaqen 2 raste e para, rritet nivel i rrezikut

‘Varianti afrikan’ mbërrin në Britani/ Shfaqen 2 raste e para, rritet nivel i rrezikut

16:16, 27/11/2021
A+ Aa A-

Është rritur niveli i rrezikut në Britani të Madhe, pasi janë shënuar dy rastet e para më variantin e ri të Covid-19, Omicron.

Qeveria britanike ka njoftuar mediat për të infektuarit, të cilët janë në qytetet Nottingham dhe Chelmsford.

Varianti i ri Omicron po përhapet në vende të ndryshme të botës. Në fillim ai u raportua më 24 nëntor në Afrikën e Jugut, ndërsa ditën e djeshme u shënua rasti i pari në Belgjike.

Sot mediat e huaja raportuan se edhe në Republikën Çeke është konfirmuar një rast me varianin e ri. Ndërsa në Holandë 61 persona të ardhur nga Afrika e Jugut rezultuan pozitiv me Covid-19 por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për variantin e ri. Edhe në Gjermnai ka një rast të dyshuar me varianin e ri por ende nuk është konfirmuar.

Sipas qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve, niveli i rrezikut “është shumë i lartë”, dhe duhen shtuar përpjekjet për imunizim.

Shtetet e BE-së vendosën një ditë më parë të pezullojnë të gjitha udhëtimet që vijnë nga vendet e pjesës jugore të Afrikës, me shpresën të frenojnë përhapjen e variantit të ri. Ndalesa prek vende si Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco