Rriten rastet me COVID-19, vendosen kufizime të reja në Holandë

Rriten rastet me COVID-19, vendosen kufizime të reja në Holandë

08:30, 27/11/2021
A+ Aa A-

Një rritje e rasteve me COVID-19, që nuk lidhen me me variantin e ri Omicron, ka nxitur kufizime të reja në Holandë.

Nga e diela, të gjitha lokalet e gastronomisë duhet të mbyllen nga ora 17:00 deri në 05:00 me orën lokale, megjithëse disa biznese thelbësore si supermarketet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00. Edhe sportet amatore do të ndërpriten në orën 17.00.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura, por nxënësit në shkollat ​​e mesme do të duhet të mbajnë maska, shkruan BBC.

“Nga e diela, e gjithë Holanda është e mbyllur në mënyrë efektive midis orës 5 pasdite dhe 5 të mëngjesit,” u tha kryeministri Mark Rutte gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, deklaroi se kufizime më të ashpra ishin të nevojshme për të parandaluar mbingarkesën e sistemit shëndetësor të vendit.

Një grup i vogël protestuesish kundër vaksinimit u mblodhën pranë parlamentit në Hagë.

Urdhrat e urgjencës janë lëshuar për qendrën e Hagës dhe disa qytete të tjera holandeze për të shmangur përsëritjen e trazirave të fundjavës së kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco