Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Tragjedi në Meksikë/ Autobusi përplaset me një ndërtesë 19 të vdekur, dhjetra të plagosur

Tragjedi në Meksikë/ Autobusi përplaset me një ndërtesë 19 të vdekur, dhjetra të plagosur

08:12, 27/11/2021
A+ Aa A-

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjera u plagosën në një aksident ku një autobus që kishte probleme me frenat  u përplas me një ndërtesë që ndodhej anash rruge.

Zyrtarët meksikan janë shprehur se 19 persona janë vrarë dhe 32 u plagosën pas përplasjes.

'Gjashtë persona, duke përfshirë dy të mitur, u transportuan me avion në një spital në Toluca, ndërsa të tjerët u dërguan në disa spitale në zonë', thanë zyrtarët. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mes të plagosurve janë shumë gra dhe fëmijë.

Zyrtarët thanë se autobusi ishte nisur për në Santuario del Señor de Chalma, një vend i krishterë adhurimi.

Pelegrinazhet fetare janë të zakonshme në Meksikë përpara 12 dhjetorit, ditën e Zojës së Guadelupes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco