Bota e njohu me këtë foto, zbulohet fati i ‘vajzës afgane’!

Bota e njohu me këtë foto, zbulohet fati i ‘vajzës afgane’!

09:23, 26/11/2021
A+ Aa A-

 

Sharbat  Gula , vajza që u përjetësua në një fotosimbol në vitin 1984 nga fotografi i njohur Steve Mc Curry,, mbërriti sot në Itali nga Afganistani për të nisur një jetë të re, pas shumë aventurash në vendin e saj të shumëvuajtur.

“Vajza me sy të gjelbër” , siç ishte bërë e njohur në kopertinën e revistës National Geographic, tashmë është dyzet e nëntë vjeç. 

Ajo menjëherë pasi talebanët u kthyen në qeveri, kishte apeluar për ndihmë.

Sipas zyrës së kryeministrit italian Mario Draghi, gruaja mbërriti në Romë me rrugë ajrore, me ftesë të organizatave jofitimprurëse italiane, si pjesë e programit më të gjerë të transportit dhe pritjes së shtetasve afganë dhe integrimit të tyre në pjesë të ndryshme të vendit.

Qeveria italiane do ta ndihmojë atë të nisë një jetë të re në vend , sipas njoftimit zyrtar. 

Në vitin 2016, ajo u arrestua nga autoritetet pakistaneze për falsifikimin e një identiteti në një përpjekje për t'u larguar nga Afganistani. 

Ajo u kthye në Kabul, ku presidenti i atëhershëm organizoi një pritje në pallatin presidencial dhe i dha asaj çelësat e një apartamenti të ri.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco