Kim Jong-Un ndalon xhaketat prej lëkure për të mbrojtur prestigjin e  tij

Kim Jong-Un ndalon xhaketat prej lëkure për të mbrojtur prestigjin e tij

08:34, 26/11/2021
A+ Aa A-

Kim Jong Un ka marrë masa drastike për të mos u imituar në Korenë e Veriut duke vendosur ndalimin e xhaketave prej lëkure.

Tani e tutje ai do të jetë i vetmi që mund t’i vesh këto xhaketa.

Lajmi bëhet i ditur nga Radio Free Asia.

E veshur për herë të parë nga Kim Jong-un në vitin 2019, xhaketa u bë e njohur me elitën e Koresë së Veriut (që mund të përballonte lëkurën e vërtetë).

Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, Jong Un ka ardhur një vendim drastik:  mbyllja e dyqaneve që i shesin, gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cënon autoritetin e tij.

Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të  pandemisë COVID-19: tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike për të bërë xhaketat dhe këto fillimisht u përhapën në klasat më të pasura, dhe më pas edhe në mesin e njerëzve të zakonshmeve por  siç duket diktatorit të vendit nuk i pëlqeu, ky 'standartizim'.

 ‘Udhëzimi i dhënë është që të mos vishni pallto lëkure sepse është përgjegjësi e autoriteteve partiake të vendosin se kush do t'i veshë ato’ tha një burim për Radio Free Asia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco