Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

 COVID/ Takimi i jashtëzakonshëm i OBSH-së për mutacionin e Botsvanës - Pse ekspertët janë të shqetësuar

COVID/ Takimi i jashtëzakonshëm i OBSH-së për mutacionin e Botsvanës - Pse ekspertët janë të shqetësuar

07:21, 26/11/2021
A+ Aa A-

Një takim i jashtëzakonshëm për pandeminë e koronavirusit, në të cilin çështja e vetme do të jetë mutacioni i Botsvanës, do të mbahet sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të vlerësuar këtë variant dhe nëse vaksinat dhe trajtimet që ekzistojnë tashmë për Covid- 19 mund të jenë të vlefshme për këtë variant të ri .

“Ne ende nuk dimë mjaftueshëm. Ajo që dimë është se ky variant ka një numër të madh mutacionesh. Dhe shqetësimi është se kur ka kaq shumë mutacione mund të ndikojnë në sjelljen e virusit," tha ekzekutivi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria van Kerkove.

Britania është bërë tashmë vendi i parë që ka shpallur ndalimin e fluturimeve nga gjashtë vende afrikane, përfshirë Afrikën e Jugut, me masën që hyn në fuqi nga sot, e premte, në mesditë. 

“Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna, por po marrim masa paraprake”, tha ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Fluturimet do të ndalohen përkohësisht nga Afrika e Jugut, Namibia, Lesoto, Eswatini (ish Swaziland), Zimbabve dhe Botsvana dhe udhëtarët britanikë që kthehen nga këto vende do të duhet të karantinohen.

Shkencëtarët nga Afrika e Jugut kanë njoftuar se kanë identifikuar më shumë se 30 mutacione në proteinën e  të këtij varianti, pjesa e koronavirusit që ngjitet në qelizat e trupit të njeriut.

Mutacioni B.1.1.529 përmban disa mutacione që janë rezistente ndaj antitrupave, që do të thotë se mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave së bashku me mutacionet që e bëjnë atë më ngjitës, shpjeguan ekspertët e Afrikës së Jugut.

Përhapja më e madhe e variantit me më shumë se 32 mutacione të koronavirusit është gjetur në provincën e Gauteng, e cila është shtëpia e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg.

“Pasi është identifikuar varianti në Guateng, zona ku ata udhëtojnë nga të gjitha anët e Afrikës së Jugut, është e ditur që në ditët në vijim do të shohim një rritje të pozitivitetit dhe rasteve. Është çështje ditësh dhe javësh para se ta shohim këtë”, tha ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut.

“Për momentin, studiuesit po përpiqen të kuptojnë se ku janë mutacionet në proteinën e spikes dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për metodat diagnostike dhe terapeutike si dhe vaksinat”, tha Van Kerkhove nga OBSH, duke njoftuar se deri më tani ka më pak se 100 sekuenca të plota gjenomike për mutacionin e ri.

Ekipi i ekspertëve do të vendosë nëse do ta karakterizojë mutacionin B.1.1.529 si një mutacion me interes për t'i dhënë më pas një emër me një shkronjë nga alfabeti grek siç ndodhi, pra me mutacionin Delta.

 Rastet e para të variantit janë raportuar në Botsvana më 11 nëntor dhe, tri ditë më vonë, janë zbuluar edhe në Afrikën e Jugut fqinje. 

Në të njëjtën kohë, më 13 nëntor, varianti u gjet tek një 36-vjeçar në Hong Kong, i cili kishte udhëtuar më herët drejt Afrikës së Jugut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco