Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

EMA ka miratuar vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

EMA ka miratuar vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

14:05, 25/11/2021
A+ Aa A-

Agjencia e Barnave të BE-së ka miratuar vaksinën Pfizer kundër kovidit për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

Agjencia rregullatore e barnave të Bashkimit Evropian miratoi të enjten përdorimin e vaksinës Pfizer Byontek për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, raporton Reuters .

Vaksina do të jepet në dy doza nga 10 mikrogramë në intervale prej tre javësh, rekomandon EMA, ndërsa dozat për të rriturit përmbajnë 30 mikrogramë.

 

“Përfitimet e kësaj vaksine te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç tejkalojnë rreziqet, veçanërisht në ata me kushte që rrisin rrezikun e COVID-19 së rëndë”, tha EMA.

Pfizer dhe Bayontec theksuan se vaksina e tyre tregoi 90.7 për qind efektivitet kundër koronavirusit në një provë klinike te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian nga adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç që nga maji. 

Megjithëse miratimi përfundimtar i takon Komisionit Evropian, ai zakonisht ndjek rekomandimet e EMA-s.

Është ende e paqartë se kur vendet mund të fillojnë përdorimin e vaksinës në këtë popullatë. Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Shëndetësisë në largim, Jens Spna, tha se dërgesat e një doze të vogël të versionit pediatrikë në të gjithë BE-në do të fillonin vetëm më 20 dhjetor.

Dhjetëra miliona fëmijë të kësaj grupmoshe do të kenë të drejtën e vaksinimit në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco