FOTOLAJM/ Si mund t’i linin që të kalonin detin me këtë gjë?

FOTOLAJM/ Si mund t’i linin që të kalonin detin me këtë gjë?

12:19, 25/11/2021
A+ Aa A-

Kjo është fotoja e parë e gomones me të cilën po udhëtonin emigrantët që u mbytën në Kanalin e La Manshit. Të paktën 27 persona u mbytën teksa po kalonin nga Franca drejt Anglisë.

Gomonia e shfryrë plotësisht u fotografua nga kapiteni i një anije shpëtimi që mbërriti për të gjetur trupat duke pluskuar mbi ujë.

Kjo është tragjedia më e rëndë e emigrantëve në historinë franko-angleze.

Dy vendet janë angazhuar se do të luftojnë trafikun ilegal të emigrantëve, por mediat e dy vendeve kanë nisur një përplasje për të gjetur fajtorin.

“Si mund t’i linit që të kalonin detin me këtë gjë,” shkruan britanikja Daily Mail, duke postuar foton e gomones. Sipas saj, fajtor është presidenti francez, Emmanuel Macron që nuk kontrollon mjetet që nisen nga territori i tij.

Mësohet se gomonia u godit nga një anije-kontenier, e cila shpoi trupin e saj të hollë prej gome. Pesë persona janë arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Mendohet se viktimat, mes tyre 7 gra dhe 3 fëmijë, ishin irakianë dhe kurdë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco