Djalit të Gaddafit i refuzohet aplikimi për të garuar për president

Djalit të Gaddafit i refuzohet aplikimi për të garuar për president

08:34, 25/11/2021
A+ Aa A-

Komisioni i Zgjedhjeve i Libisë tha të mërkurën se Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, nuk i plotëson kushtet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Gaddafi ishte njëri nga 25 kandidatët që u diskualifikuan me një vendim fillestar në pritje të procesit të ankesave, që do të vendoset përfundimisht nga organet e drejtësisë. Gati 100 persona kanë aplikuar për të garuar për president të Libisë.

Mosmarrëveshjet rreth rregullave për zgjedhje, përfshirë bazën ligjore të votimit dhe për atë se kush ka të drejtë të garojë, mund ta nxjerrin nga binarët procesin e paqes, të përkrahur nga komuniteti ndërkombëtar, me të cilin po synohet t’i jepet fund kaosit në vend.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se Gaddafi nuk ka të drejtë të garojë për president, sepse është dënuar për një krim. Një gjykatë në Tripoli e kishte dënuar atë me vdekje në mungesë në vitin 2015 për krime lufte të kryera gjatë kryengritjes kundër babait të tij të ndjerë, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, shkruan Reuters.

Një kandidat tjetër i rëndësishëm, komandanti Khalifa Haftar, thuhet se ka shtetësi amerikane, gjë që do të mund ta përjashtonte nga gara për president. Shumë njerëz në pjesën perëndimore të Libisë gjithashtu e akuzojnë atë për krime lufte të kryera gjatë sulmit të viteve 2019 e 2020 ndaj Tripolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco