Ç'po ndodh me Biden? Kamala Harris bëhet presidente e SHBA!

Ç'po ndodh me Biden? Kamala Harris bëhet presidente e SHBA!

23:49, 19/11/2021
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë të cilës do t’i delegohen përkohësisht kompetencat presidenciale.

Kjo për shkak se presidenti Joe Biden do t’i nënshtrohet kontrollit të rregullt mjekësor që mund të marrë disa ditë.

Konkretisht, Biden do t’ia kalojë pushtetin e tij znj. Harris gjatë kohës që do të jetë nën efektet e anestezisë. Ekzaminimi mjekësor do të jetë i pari për Biden si president, në prag të 79-vjetorit të tij.

Përkohësisht, znj. Harris do të marrë kontrollin e ushtrisë amerikane dhe arsenalit të armëve bërthamore.

57-vjeçarja, është gruaja e parë me ngjyrë dhe prejardhje aziatike që është zgjedhur zëvendës presidente e Shteteve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco