Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Merkel: Gjermania do të vendosë kufizime për njerëzit që nuk e kanë marrë vaksinën

Merkel: Gjermania do të vendosë kufizime për njerëzit që nuk e kanë marrë vaksinën

20:44, 18/11/2021
A+ Aa A-

Gjermania do të vendosë kufizime për njerëzit që nuk kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në disa vende publike, tha kancelarja gjermane në largim Angela Merkel pas një takimi urgjent të qeverisë.

“Do të zbatohet një rregull që lejon vetëm personat e vaksinuar dhe ata që janë infektuar me virusin korona të kenë akses në vende publike, si restorante apo salla koncertesh”, derisa numri i të infektuarve të reduktohet, tha Merkel.

Në takim, qeveria gjermane vendosi të vendosë vaksinimin e detyrueshëm për stafin në spitale dhe shtëpi pleqsh.

"Ne duhet të mbrojmë grupet më të cenueshme," tha qeveria në një deklaratë, duke shtuar se "stafi" në spitale, qendra shëndetësore dhe shtëpi pleqsh "duhet të ketë një detyrim për të marrë vaksinën e koronavirusit".

Qeveria gjermane deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori profesionale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco