Migrimi i gaforreve ndërpret trafikun në një ishull australian

Migrimi i gaforreve ndërpret trafikun në një ishull australian

20:27, 18/11/2021
A+ Aa A-

Migrimi vjetor i gaforreve të kuqe ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në ishullin e Krishtlindjeve të Australisë.

Krahas rrugëtimit të tyre epik, gaforret e kuqe njihen si kanibalë, sepse hanë të vegjlit e tyre.

Dhjetëra miliona gaforre kanë pushtuar praktikisht ishullin e Krishtlindjeve, i cili ndodhet në veriperëndim të kontinentit Australian. 

Parks Australia, organi i qeverisë për ruajtjen e jetës së egër në ishull, ka dërguar stafin e saj në terren për të hequr gaforret nga rruga, për të lejuar qarkullimin e trafikut dhe për të informuar banorët për rrugët e mbyllura.

Autoritetet janë përgatitur mirë për marshimin e gaforreve, sepse ai përsëritet çdo vit, zakonisht në tetor dhe nëntor. 

Madje ka tunele dhe ura të veçanta nën dhe mbi rrugë të ngarkuara për të minimizuar vuajtjet e gaforreve nën rrotat e automjeteve.

Migrimi i gaforreve të kuqe në ishullin e Krishtlindjeve është kthyer në një nga atraksionet kryesore turistike.

Periudha e saktë e udhëtimit të gaforreve të kuqe nga pylli në oqean përcaktohet në bazë të shiut dhe fazave hënore.

 Migrimi drejtohet nga gaforret meshkuj dhe më pas femra. Kur arrijnë në oqean, pason çiftëzimi dhe secila femër lëshon deri në 100,000 vezë

. Megjithatë, shumica e gaforreve nuk kthehen kurrë në pyll, sepse ato hahen nga peshqit dhe peshkaqenë.

 Gjithashtu, larvat që arrijnë në plazh janë shpesh një vakt për individë të moshuar të së njëjtës specie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco