Sidnei: Komshiu ‘u bllokoi rrezet e diellit', fqinjëve për një arsye qesharake

Sidnei: Komshiu ‘u bllokoi rrezet e diellit', fqinjëve për një arsye qesharake

19:47, 18/11/2021
A+ Aa A-

Një burrë nga Sidnei ka fajësuar mërzinë e bllokimit dhe një ‘shpërthim të Covid-19’ për ngritjen e një muri privatësie prej rreth 5 metrash të lartë në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas mediave të huaja, fqinjët e kanë pagëzuar gardhin “Muri i Madh i Chester Hill”, pas periferisë jugperëndimore ku pronari i shtëpisë Ali mendonte se nuk po kishte privatësi të mjaftueshme.

Muri – që është tre herë më i madh se një gardh normal kopshti – ka ndezur një grindje pasi vendasit pretendojnë se pengon diellin të arrijë në shtëpitë e tyre.

Ali nga ana e tij i ka quajtur fqinjët e tij ‘të çmendur’ për shkak se e futën në telashe me këshillin pasi ai ndërtoi atë pa leje.

Muri u shfaq për herë të parë në korrik ndërsa Sydney u zhyt në një tjetër bllokim për shkak të rasteve të identifikimit të variantit Delta.

Ali tha: “Epo, kur je ulur në shtëpi dhe nuk të lejohet të shkosh askund dhe fqinjët po të shikojnë, ti thua: e di çfarë? Unë do të ndërtoj një mur të tillë”.

Sidoqoftë, muri është dekoruar bukur në anën e Aliut me drita LED dhe ai e krahason atë me “një galeri arti”.

Por pjesa e pasme që ka përballë fqinjët është plot me tela dhe gozhda.

Ali pretendon se kishte ndërmend të dekoronte të dyja anët, por hoqi dorë për shkak të ankesave që mori.

Muri u ndërtua në vend të një sërë pishash për të cilat Ali thotë se ishin po aq të larta sa gardhi.

Ai pretendon se iu desh t’i priste sepse ishin kalbur, por fqinjët thonë se ato dukeshin ende të shëndetshme.

Dëshmitarët thanë se muri ‘i shëmtuar’ u ngrit në më pak se një javë, me një ekip që punonte për të krijuar strukturën në formë L. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco