‘Hëngri 4 kg karkaleca deti në një rast’, kinezit i ndalohet hyrja në ‘all you can eat’

‘Hëngri 4 kg karkaleca deti në një rast’, kinezit i ndalohet hyrja në ‘all you can eat’

18:59, 18/11/2021
A+ Aa A-

Një burrë kinez është përjashtuar nga një restorant “all you can eat” për arsye se hante shumë.

Edhe pse vende të tilla të lejojnë që “të hash sa të mundesh”, duket se edhe një e ngrënë e tillë e paska një kufi.

Zoti Kang tha për “Hunan TV” se nuk i lejohet më të hyjë në Handadi Seafood BBQ Buffet, në Changsha, pasi kishte ngrënë jashtëzakonisht shumë në disa raste.

Në vizitën e tij të parë, ai hëngri 1,5 kg mish derri, ndërsa në vizitën e dytë hëngri rreth 4 kg karkaleca deti. Kinezi thotë se restoranti “diskriminon ata që mund të hanë shumë”.

“Unë e kam fajin që mundem të ha shumë fare? Nuk kam çuar dëm asgjë nga ato që mora, nuk kam bërë asgjë të keqe”, tha Kang.

Lajmi ka “marrë dhenë” në rrjetet sociale kineze dhe në Weibo është parë më shumë se 250 milionë herë. Shumë komentues thonë se nëse restoranti nuk e përballon dot, nuk duhet të emërtojë veten “all you can eat”./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco