Një tjetër vend europian po vendos kushtin 'karantinë për të pavaksinuarit'

Një tjetër vend europian po vendos kushtin 'karantinë për të pavaksinuarit'

18:35, 18/11/2021
A+ Aa A-

Sllovakia po prezanton masa më të rrepta për personat që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit për shkak të rritjes së numrit të të sapoinfektuarve dhe të shtruarve në spital, gjë që po rëndon sistemin shëndetësor të vendit, tha sot kryeministri sllovak Eduard Heger.

Vendi me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh ka regjistruar një numër rekord rastesh në ditët e fundit të personave të sapoinfektuar dhe në fillim të kësaj jave njoftoi se ka edhe 20 shtretër të tjerë në njësitë e kujdesit intensiv për pacientët me koronavirus.

"Është një mbyllje për të pavaksinuarit," tha kryeministri Heger në një konferencë shtypi. Ai paralajmëroi se situata në spitale është kritike.

Sipas rregullave të reja, vetëm personat që janë vaksinuar ose që janë infektuar në gjashtë muajt e fundit do të lejohen të hyjnë në restorante, qendra tregtare, aktivitete sportive dhe ngjarje publike.

Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe pritet të zgjasin për tre javë. 

Sllovakia ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian, me 45 përqind. 

Kryeministri Heger theksoi se nuk mund t'i detyrojë qytetarët e Sllovakisë që të vaksinohen, por në atë rast shteti duhet të bëjë gjithçka për t'u mbrojtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco