10 persona mbyten në një varkë me emigrantë pranë Libisë

10 persona mbyten në një varkë me emigrantë pranë Libisë

14:59, 18/11/2021
A+ Aa A-

Dhjetë persona u gjetën të vdekur në kuvertën e poshtme të një varke druri të mbipopulluar rëndë në brigjet e Libisë, kanë raportuar Mjekët pa Kufij (MSF).

Sipas të mbijetuarve, ata që vdiqën të martën u mbytën pas 13 orësh në kuvertën e poshtme të ngushtë, ku kishte një erë të fortë karburanti, shkruan TheGuardian.

Në një operacion të vështirë, më pak se 30 milje detare nga brigjet libiane, ekipi i MSF-së në bordin e anijes së literuar të kërkim-shpëtimit të bamirësisë Geo Barents arriti në varkën me më shumë se 100 azilkërkues që përpiqeshin të arrinin në Evropë.

Të mbijetuarit u thanë shpëtimtarëve se kishte njerëz të grumbulluar në kuvertën e poshtme, të cilët nuk reagonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco