38-vjeçari vret gruan, vjehrrën dhe 2 fëmijët e mitur e më pas vetëvritet

38-vjeçari vret gruan, vjehrrën dhe 2 fëmijët e mitur e më pas vetëvritet

14:44, 18/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sassuolo, Modena të Italisë, ku një 38-vjeçar ka shfarosur gjithë familjen. Ai ka vrarë me thikë gruan, 43-vjeçare, vjehrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët 5 e 2 vjeç. Më pas autori vrau dhe veten.

Policia po heton dinamikën e ngjarjes. 38-vjeçari, që besohet se është vrasësi i partneres së tij, dy fëmijëve dhe nënës së saj, punonte në një supermarket në Sassuolo dhe sipas informacioneve të para hetimore është me origjinë tuniziane.

‘I vrau të gjithë..’ - ky është komenti i parë i familjarit te vrasësit me origjinë tuniziane.

Nëna e fëmijëve të tij, një italiane, ishte e angazhuar në punë pastrimi aty në zonë. Gruaja e vrarë nga partneri i saj, i cili më vonë vrau dhe veten në Sassuolo, kishte edhe një vajzë tjetër më të madhe, nga një lidhje e mëparshme, e cila në kohën e ngjarjes së rëndë ishte në shkollë. Ngjarja u zbulua, pasi askush nuk po paraqitej që të merrte nga shkolla vajzën 11-vjeçare, e cila i shpëtoi masakrës.

Nabil Dhahri dhe Elisa Mulas kishin të paktën një muaj që ishin ndarë, sipas të njohurve të familjes. Dhahri kishte qenë për një periudhë në Tunizi, duke u larguar pa dhënë shpjegime, por sapo u kthye, shkoi të shihte fëmijët, në shtëpinë ku Elisa ishte kthyer për të jetuar me nënën e saj dhe kreu masakrën.

Burri kishte arritur deri në pikën që të kërcënonte me vdekje ish-partneren e tij, siç dëshmohet nga një regjistrim i bërë ditët e fundit nga Elisa. Këtë rrethanë e konfirmon edhe një fqinj: “Ajo nuk e pranoi përfundimin e lidhjes, Elisa më tha se me Nabilin kishte përfunduar çdo gjë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco