Ja si një tufë macesh shpëtuan një foshnjë të porsalindur nga vdekja

Ja si një tufë macesh shpëtuan një foshnjë të porsalindur nga vdekja

14:38, 18/11/2021
A+ Aa A-

Një vajzë foshnje e porsalindur është shpëtuar nga policia kur u gjet e braktisur në një pus në Mumbai, Indi.

Mjekët e spitalit ku po trajtohet foshnja deklaruan se gjendja e saj është stabile dhe se është nën vëzhgim.

Foshnja u shpëtua nga disa police, të cilat e gjetën në pus, të zhytur në ujërat e zeza dhe të veshur me një leckë të hollë.

 “Kur e nxorëm foshnjën, duart e tij ishin blu. Ne kërkuam pak ujë të nxehtë dhe një leckë për ta pastruar atë," tha Sheetal Sonawane për Times of India.

Sipas një raporti të BBC, banorët u alarmuan, kur një tufë macesh u mblodhën mbi pus dhe filluan të mjaullinin.

Autoritetet e qytetit po vijojnë hetimet për të përcaktuar se si u gjet fëmija aty dhe identiteti i prindërve të tij.

Nuk dihen shenjat pas motivit të braktisjes, megjithëse braktisja e vajzave të porsalindura është një fenomen i zakonshëm në vendin aziatik, pasi gratë konsiderohen si barrë për familjet e tyre.

Dy vite më parë një vajzë e porsalindur u gjet e varrosur e gjallë në një enë balte në qytetin Bareilly, ndërsa në vitin 2016 një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur dhe e zhveshur në një qese plastike.

Ngjarja e fundit vjen pas një sërë të tjerash dhe ndezi stuhi reagimesh.

Në fakt, herë pas here zhvillohen fushata përmes të cilave tentohet të eliminohet norma e turpshme shoqërore që i konsideron vajzat inferiore.

Raporti i vajzave ndaj djemve në lindje në Indi është një nga më të këqijtë në botë, pasi vajzat e padëshiruara ose abortohen në klinika ilegale ose vriten ose braktisen pas lindjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco