Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Letoni/ Deputetët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në parlament

Letoni/ Deputetët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në parlament

14:22, 18/11/2021
A+ Aa A-

Deputetët te parlamentit letonez, duke filluar nga e hëna nëse nuk janë të vaksinuar nuk do të lejohen që të futen brenda institucionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nëse ato nuk janë vaksinuar ndaj Covid, , janë përjashtuar nga punët parlamentare, duke përfshirë edhe nga takimet në internet dhe votimet në parlament.

Ndërkohë, muajin e kaluar, shteti australian i Victoria-s gjithashtu implementoi masë vaksinimi për ligjvënësit. Por, Letonia është vendi i parë demokratik që e bën këtë në nivel kombëtar.

Ndrërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa ishte i vetmi rajon në botë ku vdekjet nga COVID-19 u rritën javën e kaluar, pas një rritje prej 5 për qind.

Në raportin e saj javor mbi pandeminë të lëshuar të martën, OBSH tha gjithashtu se rastet u rritën me 6 për qind globalisht, të nxitur nga një rritje në Amerikë, Evropë dhe Azi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco