Pentagoni: Sulmi me dron amerikan në Afganistan nuk ka shkelur ligjin

Pentagoni: Sulmi me dron amerikan në Afganistan nuk ka shkelur ligjin

09:01, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara që vrau 10 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, në kryeqytetin afgan Kabul në gusht nuk  ka shkelur ligjet e luftës sipas Pentagonit.

Duke folur me gazetarët në Pentagon të mërkurën, gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore të SHBA, Sami Said tha se "gabimet e ekzekutimit", duke përfshirë "paragjykimin e konfirmimit" dhe "prishjet e komunikimit", kontribuan në sulmin vdekjeprurës.

Por Said, i cili vepron si inspektor i përgjithshëm i Forcave Ajrore të SHBA, tha se nuk ishte një shkelje e ligjit të luftës ose rezultat i neglizhencës.

"Ishte një gabim i sinqertë," tha Said duke shtuar:  "Por kjo nuk është sjellje kriminale, sjellje e rastësishme, neglizhencë."

Ai tha se personeli amerikan që kreu sulmin me dron besonte vërtet se ata kishin në shënjestër “një kërcënim të menjëhershëm” nga grupi i Shtetit Islamik për forcat amerikane dhe stafin diplomatik në aeroportin e Kabulit

Sulmi me dron më 29 gusht erdhi në mes të tërheqjes kaotike ushtarake të SHBA- së nga Kabuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco