Tajlanda hap kufinjtë për turistët e vaksinuar nga më shumë se 60 vende

Tajlanda hap kufinjtë për turistët e vaksinuar nga më shumë se 60 vende

16:58, 01/11/2021
A+ Aa A-

Sot në Tajlandë priten dhjetëra mijëra turistë pasi ky vend hapi kufijtë për ata që u vaksinuan.

Pas 18 muajsh kufizime të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, Tajlanda ka lejuar ardhjen e turistëve të vaksinuar nga më shumë se 60 vende. 

Turistët nuk do të duhet të karantinohen dhe numri i tyre mund të rritet në 15 milionë vitin e ardhshëm. 

Kjo duhet të sjellë më shumë se 30 miliardë dollarë të ardhura. Megjithatë, leja aktuale turistike është e vlefshme për vendet me rrezik të ulët, pasi disa nga kufizimet janë ende në fuqi. 

Rreth 42 për qind e popullsisë së Tajlandës është vaksinuar plotësisht deri më tani, dhe ka rreth 10,000 raste të reja të infeksionit në ditë në vend.

"Ne shohim një dritë shumë të zbehtë në fund të tunelit, nuk mundëm të punonim për dy vjet. Nuk e di nëse qeveria mund t'i hapë kufijtë me lehtësi, por shpresojmë se do t'i hapë. Ne do të donim të ktheheshim në punë”, tha një udhërrëfyes tajlandez.

Pandemia e koronavirusit ka shkatërruar ekonominë tajlandeze dhe më parë rreth 40 milionë turistë vizitonin vendin çdo vit. Megjithatë, ky numër u ul me 80 për qind vitin e kaluar.

Qeveria tajlandeze tani po hap aeroporte për fluturime nga vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën, Japoninë, SHBA-në dhe pjesën më të madhe të Evropës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco