'Rulet ruse' me COVID-19/ Të jetë kjo arsyeja e numrit të lartë e të infektuarëve në Rusi?

'Rulet ruse' me COVID-19/ Të jetë kjo arsyeja e numrit të lartë e të infektuarëve në Rusi?

10:41, 01/11/2021
A+ Aa A-

Fakti i ‘ruletës ruse’ me COVID-19 filloi të vërehej në Rusi pasi u bë e njohur në media sociale.

Një shembull i kësaj është dhe historia e një gruaje 42 vjeçare në kryeqytetin rus, Moskë.

Sipas shokut të saj doktor Pavel Brant i cili e njihte gruan që humbi jetën, 42 vjeçarja preferoi të infektohej me covid-19 për të mos u vaksinuar dhe vizitoi të afërmit e saj të cilët po e kalonin sëmundjen me simptoma të lehta.

Gruaja që u infektua qëllimisht me virusin më pas infektoi dy vajzat dhe burrin e saj.

Pas disa ditësh gjendja e vajzës 9 vjeçare dhe gruas u përkeqësuan.

 9 vjeçarja u dërgua në spital dhe më pas u intubua.

Ndërsa gruaja, e cila preferoi ta kalonte sëmundjen duke qëndruar në shtëpi, ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

Vetëm burri dhe vajza e madhe e gruas e kaluan lojën e egër me virusin pa simptoma.

Kur sjelljet e ngjashme filluan të rriteshin mes njerëzve një ekpsert i sëmundjeve infektive të Akademisë së Shkencave Ruse, filloi të paralajmërojë publikun ditën e djeshme.

Duke theksuar se lojëra të tilla nuk mund të luhen me koronavirusin, ai tha:

“Unë paralajmëroj popullin tonë. Ju nuk mund të luani lojëra me këtë virus. Ky nuk është fruthi. Mos harroni faktin se një sëmundje shumë e lehtë apo edhe asimptomatike në një mund të çojë në vdekje tek të tjerët'. Personat që e bëjnë këtë mund të përballen me dënimin deri në burg," .

Në Rusi, dje u thye një rekord i ri i të gjitha kohërave në epideminë e koronavirusit. 

Sipas shifrave të shpallura nga qendra epidemike, në 24 orët e fundit u zbuluan 40 mijë e 933 raste të reja ndërsa vdekjet nga COVID-19 në Rusi gjithashtu vazhdojnë të jenë në nivele të larta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco