Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

'Pritet bisedë me 'qortime''/ Biden takon nesër Erdogan

'Pritet bisedë me 'qortime''/ Biden takon nesër Erdogan

20:47, 30/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe ai turk, Rexhep Tajip Erdogan do të zhvllojnë një takim në kryeqytetin italian, Romë. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mësohet se do të paralajmërojë homologun e tij turk se 'çdo veprim i befasishëm nuk do të jetë në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve' dhe se 'krizat duhet të shmangen'. 

Detajet e këtij takimi të pritshëm u bënë nga një zyrtar amerikan.

Sipas këtij burimi, Biden, i cili ndodhet në Romë për samitin e G20, do të diskutojë edhe kërkesën e Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë F-16 si dhe marrëdhëniet e saj mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara. 

Në fillim të këtij muaji, Erdogan bëri thirrje se 10 ambasadorë të huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të shpallen 'non grata', sepse ata kërkuan lirimin e filantropistit Osman Kavala.

Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi kërcënimin.

Presidenti turk gjatë takimit të sotëm të G-20 në Romë ka tentuar të thyejë akullin me amerikanët dhe të ketë një bisedë të parë private me presidentin amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco