Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vendet që nuk kanë nevojë për vizë në SHBA

Vendet që nuk kanë nevojë për vizë në SHBA

13:57, 27/10/2021
A+ Aa A-

Në muajin Shtator, Shtetet e Bashkuara shtuan Kroacinë në programin e heqjes së vizave. Sipas Shoqatës së Udhëtimit të SHBA heqja e vizave për shtetasit nga Kroacia do sjellë një nxitje prej 100 milionë dollarësh për ekonominë e SHBA.

Tashmë SHBA-të po shqyrtojnë vendimmarrjen e shpejtë për heqjen e vizave për një qëndrim deri në 90 ditë për shtetasit nga Izraeli, Qiproja, Rumania dhe Bullgaria.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha se ky vendim do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike dhe të sigurisë për marrëdhëniet e SHBA-ve me këto katër shtete.

Për të përfituar heqjen e vizave nga SHBA-të një vend duhet të plotësojë kërkesat që lidhen me antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, zbatimin e imigracionit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve.

Këto kërkesa përfshijnë një përqindje të refuzimeve të vizave joemigruese nën 3%, dhe lëshimin e dokumenteve të sigurta të udhëtimit.

Aktualisht janë 40 vende që kanë përfituar deri tani heqjen e vizave amerikane. Ndërkaq më datë 8 Nëntor pas 19 muajsh, Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit nga koronavirusi për turistët e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave të autorizuara nga FDA dhe OBSH: ku përfshihen Pfizer-BioNTech, Moderna, Janssen, AstraZeneca-Oxford, Sinopharm dhe Sinovac. Ky rregull prek miliona njerëz të cilët kanë marrë vaksina të tjera si Sputnik V.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco