E rrallë: Gjykata spanjolle i ka caktuar një çifti të divorcuar kujdestarinë e përbashkët të një qeni

E rrallë: Gjykata spanjolle i ka caktuar një çifti të divorcuar kujdestarinë e përbashkët të një qeni

13:09, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një gjykatës në Spanjë i ka dhënë kujdestarinë e përbashkët një çifti të divorcuar, të cilët kanë kërkuar nga gjykata një vendim se me kë do të jetojë kafsha shtëpiake.

Gjykata në Madrid konsideron se të dyja palët janë njësoj përgjegjëse dhe se duhet të kujdesen për një qen të quajtur Panda.

 Ky vendim erdhi në një kohë kur Spanja është në proces të miratimit të një ligji sipas të cilit kafshët nuk do të konsiderohen më “objekte”, por do të njihen ligjërisht si qenie të gjalla. 

Ky status do të lehtësojë procesin kur partneri kërkon kujdestarinë e përbashkët të kafshës shtëpiake pas divorcit.

Kontrata e birësimit, faturat e shërbimit veterinar dhe fotot e çiftit me qenin shërbyen si provë në gjykatë.

Panda tani do të jetë me të dy kujdestarët për një muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco