Burgim të përjetshëm amerikanit që rrahu për vdekje 2-vjeçaren për arsye banale

Burgim të përjetshëm amerikanit që rrahu për vdekje 2-vjeçaren për arsye banale

12:40, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një burrë 27-vjeçar në Teksas të Shteteve të Bashkuara është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi të faljes për rrahjen për vdekje të një fëmije që i kishte mbathur këpucët gabimisht.

Jadin Nunez u shpall fajtor për vrasjen e vogëlushes Shannah McApline nga një gjykatë distrikti në Teksas, shkruan Independent.

Më 22 shtator 2019, policët kishin shkuar në një shtëpi rreth orës 2 e 50 të mëngjesit, pasi kishin marrë telefonatë për një fëmijë pa vetëdije.

Raportohet se kur ishte gjetur, vajza nuk po merrte frymë dhe trupi i saj ishte i mbuluar nga të mavijosurat.

Hetuesit morën vesh se Nunez ishte i zemëruar me vajzën 2-vjeçare pse ajo i kishte mbathur këpucët gabimisht. Raportohet se incidenti kishte ndodhur pak ditë para ditëlindjes së vogëlushes.

Nëna e vajzës, e cila ishte në lidhje me Nunezin në atë kohë, u tha hetuesve se familja ishte duke dalë nga shtëpia për të shkuar në një dyqan për të blerë gjëra për ditëlindjen e vajzës.

Një medium lokal e siguroi raportin e shërbimeve për mbrojtje familjare në Teksas, ku thuhet se burri kishte filluar që ta godiste vajzën e vogël për mbathjen e këpucëve gabimisht.

Raportet thonë se Nunez e ka rrahur brutalisht dhe e ka shtrënguar në fyt fëmijën “derisa vajza u bë e kaltër”, kur familja po bëhej gati që të shkonte për të blerë sende për ditëlindjen e saj.

Nëna e vajzës raportohet se ishte përpjekur që ta largonte burrin nga fëmija, por ai kishte vazhduar që ta shtrëngonte në fyt për disa minuta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco