Hong Kongu forcon kufizimet, një qytet i shkëputur nga pjesa tjetër e botës

Hong Kongu forcon kufizimet, një qytet i shkëputur nga pjesa tjetër e botës

10:00, 26/10/2021
A+ Aa A-

Hong Kongu do të forcojë më tej kufizimet e udhëtimit për shkak të koronavirusit.

Kufizimet do të vendosen pavarësisht shqetësimeve nga komuniteti i biznesit se qyteti do të mbetet pafundësisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës, me një nga regjimet më të rrepta të karantinës në botë.

Vizitorët nga shumica e vendeve duhet të kalojnë 14 deri në 21 ditë në karantinë hoteli pas mbërritjes.

Udhëheqësi i Hong Kongut Kerry Lam tha se Hong Kongu tani do të shkojë edhe më tej dhe do të përpiqet të bindë liderët kinezë që të rifillojnë udhëtimet me Kinën kontinentale.

"Së shpejti do të njoftojmë se shumica e përjashtimeve të karantinës që u jepen grupeve të caktuara të vizitorëve që vijnë nga jashtë dhe Kina do të anulohen," tha Lam, duke shtuar se vetëm punëtorët, si shoferët e kamionëve ndërkufitarë, do të mund të udhëtojnë pa karantinë, raporton AFP.

Aktualisht, Hong Kongu lejon grupe të caktuara të mos shkojnë në karantinë ose të jenë në karantinë në shtëpi.

Mes tyre ka diplomatë dhe biznesmenë, si dhe disa banorë të Kinës kontinentale me leje qëndrimi në Hong Kong.

Lam nuk specifikoi në detaje se cilat kategori tani do t'u mohohen përjashtimet.

Muajin e kaluar, ylli i Hollivudit, Nicole Kidman, u lejua të kalonte karantinën për të regjistruar një shfaqje televizive, duke shkaktuar kritika publike.

Lam tha më herët se rihapja në Kinën kontinentale ishte "më e rëndësishme" sesa rivendosja e lidhjeve të udhëtimit ndërkombëtar të Hong Kongut. 

Komuniteti i biznesit në Hong Kong po shikon me indinjatë në rritje rihapjen e qendrave rivale financiare si Singapori, Tokio, Londra dhe Nju Jorku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco