Raporti: Arma e shkrepur nga aktori i Hollivudit ishte përdorur për argëtim nga ekipi i filmit

Raporti: Arma e shkrepur nga aktori i Hollivudit ishte përdorur për argëtim nga ekipi i filmit

08:27, 25/10/2021
A+ Aa A-

Arma mbështetëse që vrau kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të një filmi në New Mexico ishte përdorur nga anëtarët e ekipit të filmit për argëtim, pretendon një raport i ri.

Burime të shumta të lidhura me prodhimin e filmit i thanë TMZ se me ate armë u qëllua në tubime jashtë orarit.

Një burim tjetër që ishte në sheshin e xhirimit, tha për TMZ se kur policët mbërritën, ata gjetën municion të vërtetë dhe fishekë bosh të ruajtur në të njëjtën zonë, ku mund të kishte ndodhur përzierja fatale.

Zyrtarët nuk i kanë konfirmuar pretendimet, transmeton TMZ.

Alec Baldwin u përfshi në një ngjarje aksidentale që la të vdekur një anëtar të ekipit të filmit “Rust”.

Të enjten, zyrtarët iu përgjigjën një thirrjeje në setin e Western, pranë Santa Fe, Nju Meksiko, pasi Baldwin kishte qëlluar pa e ditur me armë zjarri, duke e goditur 42-vjeçaren Hutchins në gjoks dhe duke e vrarë atë. I plagosur ka mbetur edhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, i cili qëndronte pas saj.

Audioja kaotike nga 911 zbulon momentin shqetësues, mbikëqyrësja e skenarit, Mamie Mitchell, i lutet policise për ndihmë.

“Ne patëm dy njerëz që u qëlluan aksidentalisht në një xhirim filmi nga një armë , ne kemi nevojë për ndihmë menjëherë,” i tha Mitchell një dispeçeri të urgjencës. “Ne ishim duke bërë prova dhe u qellua, dhe unë shokova, të gjithë u shokuam.”

Dispeçeri pyeti nëse arma ishte e mbushur me një plumb të vërtetë, të cilit Mitchell nuk mund t’i përgjigjej në atë kohë.

Në telefonatë, ajo mund të dëgjohet duke fajësuar për incidentin ndihmës -regjisorin e filmit David Halls. Roli zakonisht është përgjegjës për të siguruar që armët të jenë të sigurta në filma.

Halls bërtiti se arma ishte një “armë e ftohtë” përpara se t’ia jepte Baldwin-it, sipas një urdhri kontrolli të lëshuar të premten.

“Nuk mund t’ju them. Kemi dy te plagosur,” u përgjigj Mitchell. 

Burimet e prodhimit të “Rust” i thanë Daily Beast se ata pyetën nëse Halls ndoqi procedurën e duhur përpara incidentit tragjik.

Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco