Lajmi i fundit

LIVE-SYRI TV/ Adi Krasta në 'A Show'

Orban: BE është si Bashkimi Sovjetik

Orban: BE është si Bashkimi Sovjetik

17:41, 24/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj vendit të tij dhe Polonisë në një tubim në Budapest gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke e krahasuar atë me Bashkimin Sovjetik.

“Bashkimi Evropian na flet dhe na trajton neve dhe polakët si armiq”, tha ai në një tubim simpatizantësh.

“Brukseli do të bënte mirë të kuptonte se edhe komunistët nuk arritën të na mposhtnin”, theksoi ai dhe mbështeti Varshavën në konfliktin me Brukselin.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Budapestit. Pjesëmarrësit e paradës, disa prej të cilëve vinin nga Polonia, valëvitën flamuj polakë dhe pankarta ku shkruhej “Bruksel = diktaturë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco