VIDEO/ ‘Mbreti i kokainës’, Kolumbia arreston super trafikantin

VIDEO/ ‘Mbreti i kokainës’, Kolumbia arreston super trafikantin

08:17, 24/10/2021
A+ Aa A-

Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Kolumbi, Dario Antonio Ushuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi të shtunën qeveria kolumbiane.

“Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairos të Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, udhëheqësi i “Clan del Golfo” tha Emilio Archila, këshilltari i Presidentit Ivan Duque, në Tëitter.

“Clan del Golfo” është karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.

SHBA dha 5 mln dollarë shpërblim për “kokën” e tij. Ai u arrestua një nga bastionet kryesore të “Clan del Golfo”, pranë kufirit me Panamanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco