Një foto që vlen sa një mijë fjalë!

Një foto që vlen sa një mijë fjalë!

15:58, 23/10/2021
A+ Aa A-

Fituesi i çmimit Troy të Siena International Photo Aëards (SIPA) për vitin 2021, e fitoi fotografi turk Mehmet Aslan me foton e tij "Vështirësitë e jetës".

Siç thotë dhe thënia e lashtë kineze ‘ një foto është e barabartë me 1000 fjalë’ e njëjta gjë është dhe me foton e realizuar nga Aslan.

Vendi është provinca turke Hatay, në kufi me Sirinë dhe tregon tmerrin e luftës.

Një baba që ka humbur këmbën e djathtë është mbështetur në paterica dhe mban djalin e tij i cili ka lindur pa gjymtyrë të sipërme dhe të poshtme për shkak të një çrregullim të shkaktuar nga barnat që nëna e tij duhej të merrte kur u sëmur pas lëshimit të gazeve toksike gjatë luftës në Siri. 

Fotoja u përzgjodh nga dhjetëra mijëra imazhe të dorëzuara nga fotografë nga 163 vende.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco