‘Dikush do e paguajë’/ Reagon familja ukrainase e kineastes së vrarë

‘Dikush do e paguajë’/ Reagon familja ukrainase e kineastes së vrarë

11:30, 23/10/2021
A+ Aa A-

Familja e kineastes së vrarë aksidentalisht në setin e xhirimit të një filmi në SHBA nga aktori i njohur Alec Baldwin ka reaguar pas ngjarjes tronditëse.

Prindërit e 42-vjeccares Halyna Hutchins, Antoly dhe Olga thanë se janë të pikëlluar.

Halyna Hutchins ishte me origjinë nga Ukraina. Për shkak të situatës me Covid, prindërit e saj nuk kanë udhëtuar dot drejt SHBA. Por një mik i familjes tha për ‘Sun’ se ata kërkojnë përgjigje për ngjarjen e rëndë. “Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të paguajë,” kanë thënë ata, duke shtuar se nuk e kuptojnë se si mund të ndodhë një krim i tillë në një shesh xhirimi me masa të rrepta sigurie.

Ky lajm vjen në kohën kur mediat raportojnë se familja e aktorit Alec Baldwin është larguar nga Nju Jorku nën masa të rrepta sigurie.

Aktori vetë njihet për temperamentin e tij dhe ishte përplasur e konfliktuar edhe në të shkuarën. Por me shumë gjasa ai nuk do të përballet me ndonjë akuzë konkrete, pasi hetimet po bazohen te fakti se kush e ka mbushur armën me plumba të vërtetë. Por aktori dhe kompania filmike mund të përballen me akuza të rënda civile, që mund t’u kushtojnë ndonjë gjobë të majme.

Ajo që dihet deri më tani është se janë identifikuar personat që kanë mbushur dhe kanë dorëzuar armën te aktori, duke i thënë se ajo është e sigurt për përdorim. 

Pasi ka shkrepur armën, aktori shpërtheu në ulërima, duke thënë se dikush i ka dhënë armë të mbushur.

Në armë duhej të kishte plumba manovër. Burime mediatike thonë se në mesin e punonjësve për këtë film është zhvilluar një protestë për shkak të kushteve të punës dhe disa prej tyre janë larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco