Ja kush është vendi i parë në Evropë që legalizon kanabisin

Ja kush është vendi i parë në Evropë që legalizon kanabisin

09:14, 23/10/2021
A+ Aa A-

Luksemburgu ka miratuar një ndryshim radikal në luftën kundër drogës, duke u bërë vendi i parë evropian që ka legaziuar prodhimin dhe konsumimin e marijuanës.

Personat nbi 18 vjeë do të jenë në gjendje të rrisin katër bimë kanabisi në shtëpitë ose kopshtet e tyre për përdorim personal.

Dhe tregtimi i farave do të lejohet pa kufizime në sasinë ose nivelin tetrahidrokanabinolit (THC), përbërësi kryesor psikoaktiv. 

"Ne menduam se duhej të vepronim, kemi një problem me drogën, kanabisi është më i përdoruri dhe është një pjesë e madhe e tregut ilegal," shpjegoi ministri i Drejtësisë Sam Tamson, duke theksuar se ky është një hap i parë drejt një rregullimi më radikal në këtë front. 

''Në fakt, një sistem prodhimi dhe shpërndarjeje i rregulluar nga shteti është parashikuar për të garantuar cilësinë e produktit . Me të ardhurat e shitjeve që do të investohen kryesisht në parandalimin, informacionin dhe kujdesin shëndetësor në fushën e gjerë të varësive" shpjeguan burime qeveritare.

Kuadri i përgjithshëm për rishikimin e ligjit ishte dy vjet më parë nga një koalicion i përbërë nga liberalë, socialdemokratë dhe të gjelbërëti. 

Me këtë pikë kthese, Luksemburgu i bashkohet Uruguait (vendi i parë në botë që krijoi një treg kombëtar ligjor në 2013), Kanadasë dhe njëmbëdhjetë shteteve të SHBA-së . 

Në pjesën tjetër të Evropës, vetëm Holanda ka një politikë tolerance ndaj përdorimit të kanabisit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco