Shpërthim në një fabrikë në rusi, vdesin 16 persona

Shpërthim në një fabrikë në rusi, vdesin 16 persona

20:27, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një zjarr i rënë ditën e sotme në një fabrikë eksplozivësh industrialë në juglindje të kryeqytetit rus ka sjellë vdekjen e 16 personave.

Një tjetër ka pësuar djegie serioze dhe një tjetër është zhdukur, tha Ministria e Emergjencave.

“Shtatëmbëdhjetë persona u plagosën, prej tyre shtatë vdiqën, një është shtruar në spital dhe fati i nëntë personave mbetet i panjohur”, tha ministria në një deklaratë për media.

Zjarri shpërtheu në fshatin Lesnoy, rreth 300 kilometra (185 milje) nga kryeqyteti. Më herët u tha se zjarri mund të kishte shpërthyer si rezultat i “shkeljeve të proceseve teknologjike dhe masave të sigurisë” në fabrikën PGUP Elastic në rajonin Ryazan.

Kreu i administratës lokale tha më herët për agjencinë e lajmeve TASS se 17 persona ishin brenda punishtes së uzinës në momentin e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco