India feston për vaksinën e 1-miliardtë, shpreson të përshpejtojë dozat e dyta

India feston për vaksinën e 1-miliardtë, shpreson të përshpejtojë dozat e dyta

14:07, 21/10/2021
A+ Aa A-

New Delhi - India festoi të enjten dhënien e dozës së saj të njëmiliardtë të vaksinës COVID-19, një arritje shpresëdhënëse për vendin e Azisë Jugore, ku varianti Delta nxiti një rritje dërrmuese në fillim të këtij viti dhe hapat e gabuar fillimisht frenuan fushatën e saj të vaksinimit.

Rreth gjysma e afro 1,4 miliardë njerëzve të Indisë kanë marrë të paktën një dozë ndërsa rreth 20% janë plotësisht të imunizuar, sipas Our Ëorld in Data. Shumë nga ato doza janë dhënë vetëm në dy muajt e fundit, pasi përhapja u dobësua në gjysmën e parë të vitit prej mungesës së vaksinave dhe problemeve me sistemin e shpërndarjes së tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se India duhet të përshpejtojë shpërndarjen e dozave të dyta në mënyrë që të sigurohet që shpërthimi të mos ndizet përsëri.

Vendi zgjeroi hendekun midis dozave nga 12 në 16 javë në mënyrë që të administrojë më shumë doza të para në një kohë kur furnizimi ishte i kufizuar dhe infeksionet ishin në rritje - një taktikë që vendet si Mbretëria e Bashkuar e kanë përdorur në kohë krize. Por krijoi një vonesë në imunizimin e plotë të njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco