Vodhën në një shtëpi, por gjetën vetëm 400 dollarë, hajdutët i lënë letrën epike pronarit

Vodhën në një shtëpi, por gjetën vetëm 400 dollarë, hajdutët i lënë letrën epike pronarit

13:39, 21/10/2021
A+ Aa A-

Hajdutët në Indi u irrituan pasi gjetën pak para brenda shtëpisë që ata plaçkiten, kështu ata lanë një shkrim ku shprehën zemërimin e tyre për pronarin e shtëpisë.

Incidenti thuhet se ndodhi në Madhya Pradesh ne Indi, raportuan mediet e huaja.

Pronari i shtëpisë dhe njëherësh zyrtar, Trilochan Singh Gaur, u kthye në shtëpinë e tij më 9 tetor pas një udhëtimi 14-ditor.

Kur mbërriti, ai zbuloi se 400 dollarë në para të gatshme dhe disa bizhuteri po mungonin.

Por si duket këto para nuk ishin të mjaftueshme për hajdutët, të cilët lanë edhe një letër interesante për pronarin e shtëpisë.

“Përse ishte e mbyllur shtëpia kur nuk kishte para”, thuhej në letrën e lënë nga hajduti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco