Ministri britanik i Shëndetësisë: Nuk ka kthim të masave, gjithçka varet nga vaksinimi

Ministri britanik i Shëndetësisë: Nuk ka kthim të masave, gjithçka varet nga vaksinimi

13:34, 21/10/2021
A+ Aa A-

Ministri britanik i Shëndetësisë Sajid Javid kundërshtoi sot thirrjet e mjekëve për t'u kthyer në kufizime të rrepta për të ndaluar valën në rritje të infeksionit Covid-19, por paralajmëroi se masat do të ktheheshin nëse popullata nuk do t'i përgjigjej thirrjes për vaksinim.

 

Mjekët britanikë kanë shprehur shqetësimin se një rritje e numrit të pacientëve të shtruar në spital për COVID 19, e kombinuar me presionin ndaj Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) për shkak të viruseve sezonale, mund t'i bëjë spitalet të paaftë të përballojnë listat e gjata të pritjes dhe të funksionojnë normalisht. .

Drejtoresha e Agjencisë Britanike për Siguri Shëndetësore, Jenny Harris, tha se numri i të infektuarve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve është i madh dhe se po ecën në drejtim të gabuar me afrimin e dimrit.

Britania raportoi të martën 223 vdekje të reja nga Covid-19, numri më i lartë ditor që nga marsi, dhe numri i rasteve të reja është më i larti në Evropë, me gati 50,000 infeksione të raportuara gjatë ditës së djeshme.

Plani i qeverisë është të mbështetet në vaksinat dhe ilaçet për të kufizuar ndikimin e virusit këtë dimër, në vend që të rivendosë kufizime ose mbyllje të rrepta, të cilat tashmë kanë mbyllur aktivitetet ekonomike tre herë.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se 5 milion njerëz mbi moshën 16 vjeç që nuk kanë marrë vaksinën duhet të imunizohen, dhe ata që tashmë janë vaksinuar duhet të marrin një dozë shtesë kur ofrohet, përndryshe një "Plan B" do të miratohej, e cila përfshin masa të kufizuara, të tilla si një urdhër për të ma mbajtur një maskë, punë nga shtëpia apo një urdhër vaksinimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco