VIDEO/ Mundësia e fundit për qentë që i ka rrethuar llava, pamjet me dron të kafshëve të uritura në La Palma

VIDEO/ Mundësia e fundit për qentë që i ka rrethuar llava, pamjet me dron të kafshëve të uritura në La Palma

12:37, 21/10/2021
A+ Aa A-

Operatori spanjoll i dronëve ka marrë leje që të tentojë të shpëton tre qentë që kanë mbetur të ngujuar në afërsi të vullkanit në Ishujt Kanarie, kështu që përmes një rrjete me teledirigjim do të tentohet t’i kapin dhe t’i ngritin në ajër e t’i largojnë nga llava.

Tre qentë prej javësh kanë mbetur në ngujuar në oborrin e një shtëpie, të rrethuar me hirin e vullkanit në ishullin La Palma.

Ata deri më sot janë ushqyer nga dronët që u hidhnin ushqime në pako të ndryshme, por deri më sot askush nuk ka menduar se si mund t’i shpëtojnë.

Me helikopterë ndalohet fluturimi në këtë rajon për shkak të gazit të nxehtë që mund të dëmtojë rotorët.

E pas një vlerësimi të detajuar, ekipet e shpëtimit i kanë dhënë leje operacionit të dronëve që të organizojë operacionin e shpëtimit.

Jaime Pereira, drejtor ekzekutiv i operatorit të fluturakeve pa pilot Aerocamaras, ka bërë të ditur se planifikon të dërgojë fluturake pa pilot që ka kapacitete të ngrit gjësende të ndryshme në peshë deri në 50 kilogramë – duke përdorur një rrjetë të veçantë.

“Kjo është hera e parë që kafshët shpëtohen me dron”, ka thënë Pereira për Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco